Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme.
Më 19 maj do të zgjidhen kryetarët e komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.
Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.