×
  • Lajme
  • Lajme

    Vidhet xhamia në Gjilan, hoxha kap hajnin nga Shqipëria

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 21:06

    Po hy në xhami, por jo për tu falur.  Ky i ri nga Shqipëria, siç shihet nga pamjet e kamerave te sigurisë, po tenton ta vjedh arkën Brenda së cilës ka para që besimtarët i kanë lënë për t’i ndihmuar të varfëritë.


    Pas disa tentimeve, E.SH, ia doli ti nxjerr nga arka e mbyllur 125 euro.

    Por, te dyshuarin e ndaloi imami i Xhamisë në Lagjen e Re ne Gjilan, Bashkim Bajrami.

    Ai tregon se gjithçka pa ne kamerat e sigurisë, pasi u lajmeru nga një nxënës qe ishte ne xhami.

    Madje ai tregon se çfarë i tha 30 vjeçari kur hoxha nga Gjilani i ofroi para.

    Edhe xhamati i kesaj xhamie ne Gjilan, po ndjehen te shqetesuar.

    Nderkaq Prokuroria e Kosoves me ane te nje komunikate ka treguar se i dyshuari per kete vjedhje te rende eshte arrestuar.

    E kjo nuk eshte hera e pare qe kjo xhami ishte pre e hajnave pasi e njejta gje kishte ndodhur edhe dy here me pare. E vjedhjet neper xhamite e Gjilanit nuk jane te rralla.

    Policia e Kosoves ne nje pergjigje per T7 ka treguar se vetem gjate ketij viti hajnat ia mesyne 5 xhamive per ti vjedhur. E vitin e kaluar ne Polici u lajmeruan 8 raste te vjedhjeve ne Xhami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!