×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatorja e Zahir Pajazitit së shpejti edhe në Tiranë

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 21:37

    Në Komunën e Tiranës ka kaluar edhe në lexim të dytë vendosja e shtatores së Heroit të Kombit Zahir Pajaziti në Tiranë.


    Kjo shtatore pritet që të vendoset pranë stadiumit “Dinamo” e ku po ashtu pritet që edhe një rrugë ta marrë emrin e heroit.

    Lajmin për “Zërin”, e ka konfirmuar Perlat G. i cili është asamblist në Komunën e Tiranës.

    Tanimë çështja e vendosjes së shtatores dhe emërimit të rrugës me emrin e komandantit ka mbetur vetëm çështje procedurale.

    Kontribut për këtë iniciativë ka dhënë edhe gjenerali Rrustem Mustafa “Remi”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!