Kryetarja e Komisionit Qendëror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se buxheti I planifikuar për zgjedhjet në veri të Kosovës është 471 euro.
Ajo ka dhënë të premtën një intervistë për RTK, ku ka konfirmuar se institucioni që drejton është gati për zgjedhjet që do të mbahen në katër komunat.
“KQZ është gati, plani operacional është aprovuar dhe deri më tash nuk ka asnjë pengesë. Buxheti është aprovuar, kosto e planifikuar do të jetë 471 mijë euro për dy raunde. Të gjitha përgatitjet janë duke shkuar në drejtimin e duhur”, ka thënë Daka.
Ajo ka kujtuar se për zgjedhjet në veri kanë aplikuar tri subjekte: PDK, lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.“Në këto zgjedhje nuk kemi kandidatë nga subjektet e tjera të qytetarëve serbë pos Listës serbe, kurse në zgjedhjet e tjera kemi pasur”, ka thënë ajo.
Daka ka theksuar se qytetarë me të drejtë vote në komunat e veriut janë rreth 52 mijë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.