Luis Carlos Diaz është një nga gazetarët më të njohur në Venezuelë. Ai ka raportuar kohëve të fundit për krizën e madhe politike në vendin e tij dhe ndërprerjet e rrymës. Diaz është arrestuar nga policia sekrete e Venezuelës, ndërsa ky veprim është dënuar nga komuniteti ndërkombëtar.
Gazetari i njohur u shpall i zhdukur të hënën rreth orës 5 e 30 minuta të pasdites. Ai kishte dalë nga zyrat e radios në Karakas dhe nuk është kthyer më.
Në orët e para të ditës së martë, kolegët e tij gazetarë kanë konfirmuar se Diaz është rrëmbyer ose është arrestuar nga anëtarët e shërbimit venezuelas të inteligjencës, “Sebin”.
Unioni Kombëtar i Gazetarëve ka thënë se agjentët hetues e kanë rrethuar shtëpinë e gazetarit Diaz në orët e para të mëngjesit dhe i kanë konfiskuar disa kompjuterë.
Besohet se ai është duke u mbajtur në burgun famëkeq të të burgosurve politikë, “El Helicoide”.
Luz Mely Reyes, gazetare e njohur venezuelase, ka thënë se Maduro po mundohet t’i frikësojë gazetarët. “Një nga gjërat që Maduro po mundohet t’i bëjë është kërcënimi i gazetarëve dhe pengimi i tyre për ta treguar të vërtetën”, tha ajo, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.