Një natë pas kthimi të një grupi mbi 100 personash kosovarë nga Siria, Prokuroria Speciale e Kosovës ka thirru një konferencë të jashtëzakonshme në ora 12:30.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se, sot 20 prill 2019, organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetaseve kosovarë nga Siria. Konferenca do të mbahet nga ora 12:30, në objektin e Prokurorit të Shtetit, kati i tretë, salla e takimeve të KPK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Shtetit.
Ndryshe, të premten rreth orës 23:00 në Aeroportin e Prishtinës ka ateruar një avion nga Turqia, i mbushur me 110 kosovarë të kthyer nga Siria, shkruan Reporteri.net. Pothuajse të gjithë ishin gra dhe fëmijë që po mbaheshin në kampet siriane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.