Është ajo periudhë e vitit kur të gjithë njerëzit fillojnë të kenë shqetësime nga alergjitë dhe nga temperaturat që ndryshojnë nga mëngjesi, në drekë dhe pastaj në darkë. Nëse zgjoheni edhe ju me një dhimbje në fyt në këtë fillim vere, atëherë shenjat nuk janë të mira. Por mund të mos jetë shenjë gripi apo, më keq, virusi Covid-19. Po si të jeni më të sigurt që dhimbja e fytit të kalojë shpejt?
Mjekja specialiste Maria Marzella Mantione përcjell një këshillë shumë të rëndësishme edhe të kolegëve të saj për diçka që nuk duhet ta bëni asnjëherë sa herë keni dhimbje fyti.
“Nuk duhet të hani ushqime të ngurta. Sa herë që keni dhimbje fyti, që dhimbja të kalojë më shpejt, duhet të eliminoni ushqimet e ngurta, sepse jua shtojnë dhimbjen. Çdo gjë që e keni të vështirë ta gëlltisni, është mirë ta eliminoni, sepse irritojnë dhimbjen”,– thotë Mantione. Ushqime të ngurta si toast-et, fruta të thata apo edhe të papjekura duhet t’i eliminoni. Dhe në vend të tyre, supa, ushqime të buta dhe sa më shumë lëngje. Gjithashtu, Mantione rekomandon një lugë mjaltë çdo mëngjes dhe mbrëmje.
Pra, nëse nuk doni që të zgjoheni edhe nesër me dhimbje fyti, atëherë bëni shumë kujdes me ushqimet e forta. Për t’iu shtuar këshilla të tjera kësaj periudhe të sikletshme, mbani parasysh edhe:
Qëndroni larg ambienteve të ndotura me tym duhani apo pluhura të ndryshme.
Bëni kujdes me zërin. Mos flisni me zë të lartë dhe shumë për të mos irrituar më shumë fytin (në raste të domosdoshme rekomandohet Chloraseptic si qetësues).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.