Janë nëntë fëmijë të kthyer nga Siria në Kosovë pa prindër. U dyshua se dy prej tyre janë të Lavdrim Muhaxherit- ish drejtuesi i shqiptarëve në organizatën terroriste ISIS.
Në mesin e 110 personave të kthyer nga Siria në Kosovë janë gjithsej 4 luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë- 9 prej tyre pa prindër. Por a janë dy nga ta të Lavdrim Muhaxherit.
Gazeta Express e ka konfirmuar përmes burimeve të saja se Lavdrim Muhaxheri ishte i martuar me një grua nga Shqipëria dhe kjo është arsyeja pse ata nuk ndodhen në Kosovë si fëmijët e tjerë.
Ndryshe, mbrëmë, në Kosovë janë kthyer 110 shtetas kosovarë që kishin qenë pjesëmarrës në luftën në Siri. Bëhet fjalë për 4 luftëtarë 32 gra dhe 74 fëmijë (përfshirë 9 fëmijë pa prindër).
Kthimi i kosovarëve nga Siria u bë përmes aeroportit “Adem Jashari”, i cili ishte i rrethuar nga forcat policore mbrëmjen e së premtes deri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Të kthyerit nga Siria në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës, janë dërguar në qendrën për azil në fshatin Vranidoll i cili gjendet në periferi të Prishtinës. Shteti ka garantuar se atyre do t’u bëhen kontrollat mjekësore si dhe do të punohet që të njejtit të integrohen në shoqëri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.