Sokol Vulaj, bashkëshorti i këngëtares Gjyste Vulaj sot feston ditëlindjen.
Nuk ka pasur se si të mungoj festa e befasia që më të dashurit i kanë organizuar atij. Pamje nga festa në bregdet ka ndarë në Instagram vetë këngëtarja.
“Gëzuar ditëlindjen Sokol”, shkruan në tortën e veçantë.
Ai dhe Gjystja ka vite që janë të martuar dhe së bashku kanë edhe fëmijë. Sokoli e mbështet këngëtaren në karrierën e saj dhe kjo shihet edhe në disa postime në llogarinë e tij në Instagram, pasi përveç privatisht edhe publikisht e tregon shpesh respektin dhe dashurinë për këngëtaren e cila ndër vite ka qenë e suksesshme në muzikë.

