Aktorja e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi ka rrëmbyer edhe një çmim të rëndësishëm në karrierën e saj.
Ajo ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në festivalin e Francës “See a Paris 2020”, shkruan Reporteri.
Lajmin e e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi.
https://www.facebook.com/amatoshi1/posts/10158644945133960
“Urime Ismet, Fatmir edhe urime vetes që jemi shpërbly me cmime!”, ka shkruar aktorja.
Për këtë e ka përgëzuar edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga përmes një postimi në Facebook.
“Çikat e Kosovës godasin sërish!”, ka shkruar ndër të tjera Jahjaga.