Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka kujtuar verën e vitit 1994, kur ajo ishte fëmijë që e dashuronte shumë kamerën.
Në këtë foto ajo duket e buzëqeshur dhe e lumtur, siç duhet të jenë të gjithë fëmijët e botës.
Rita Ora thotë se kjo është ajo që secili meriton, një shans për të pasur një jetë të mirë dhe një mundësi për të qenë i lumtur, transmeton Reporteri.
Ajo ka kujtuar edhe kohën kur me familjen ishte shpërngulur nga Kosova për në Angli, kohë kjo që Rita Ora thotë se ishte shumë e vështirë, veçanërisht për të si refugjate. Ajo ka thënë e nuk mund të gjykohemi nga e lëkurës sonë apo nga jemi, ngase të gjithë jemi një racë.
“Ne nuk mund të gjykohemi nga ngjyra e lëkurës sonë apo nga jemi, jemi një racë. Raca njerëzore. Jepuni fëmijëve një vend ku të ndjehen të lirë”, ka shkruar ndër të tjera ajo. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/RitaOra/posts/10157374656273601?__xts__%5B0%5D=68.ARAyIC7Y2lK4pgYMllZeBGKS02PJ6ivGkdnXnUUM_WTsunPJ4mZYTtRZg4O3gVXW0ryFhUta3IjFfY32iayk75B4NQmaoelgtD3UdihPyhYo72za8AHCpeJAxN8h1JOG8HFu4lYQ9IZjh0HBGkLD5GVawMBYsZ4y5051PM9vyb6tqjlqG6Xzqk2rST-y-Nt0Qqi0jrnsNkq2aqN2yY6ERsYayVDyOi3aLGWbQ61GW6BMsYeoredUgr1ml5nJJtgF6Vl__y6OyiOvedacKUfCHOGkkD2yYP-EbkuYpaYJlTKap0GdSrZwXv6jJ22ijpQUJUltJwLR0LoOCGRt_A&__tn__=-R