Ka vdekur gjyshja e këngëtares Rita Ora.
Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, është zgjuar sot (e enjte) me një lajm të kobshëm, kjo pasi gjyshja e saj ka ndërruar jetë.
Telegrafi merr vesh nga burime të sigurta pranë familjes së këngëtares, se gjyshja e saj nga nëna, Fatime Bajraktari ka ndërruar jetë mëngjesin e së enjtes.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet në orën 15:00 në fshatin Rudicë, komuna e Klinës.
Gjyshërit e Rita Orës nga ana e nënës nuk ishin të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.
Duke qenë në kohë pandemie dhe në vështirësi me fluturimet, nuk dihet nëse këngëtarja me famë ndërkombëtare do të ketë mundësinë të vijë në Kosovë ta përcjell gjyshen e saj për në banesën e fundit.
Në anën tjetër, Rita po vazhdon të ruajë një lidhje të fortë me Kosovën dhe vetëm pak ditë më parë ndau një rrëfim në rrjetet sociale ku tregoi se si e e vogël ishte përballur me paragjykimet dhe racizmin, pasi ishte një emigrante nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.