Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare Amanda Ava Koci, e njohur me emrin artistik Ava Max, karrierën e saj si këngëtare e tekstshkruese e zhvillon në SHBA.


Ajo falë talentit të saj në muzikë, ka arritur që me sukses të depërtoj në skenën muzikore botërore, shkruan IndeksOnline.

Ava është gjithashtu një femër mjaft e ‘guximshme’ kur bie fjala te dukja e saj.

Ajo nuk heziton në asnjë rast që të ndryshoj ‘look-un’ e saj, madje shpesh e shohim duke eksperimentuar edhe me ngjyrën e flokëve.

Reklamë

Së fundmi ajo është parë me një ngjyrë interesante, duke marrë vëmendjen e ndjekësve të saj të shumtë nëpër rrjetet sociale.