Adele dhe Simon Konecki njoftuan ndarjen e tyre pas 3 vitesh martesë të shtunën. Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj raportohet se e kanë marrë këtë vendimin paa Krishtlindjeve.
Ndërsa mediat rozë pohojnë se çifti po përgatitet për një divorc milionë dollarësh.
Raportohet se Simon mund të përfitojë nga pasuria prej 145 milionë paundëshe e yllit të muzikës.
Thashethemet mbi gjendjen e tensionuar të çiftit filluan kur sipërmarrësi bamirës u shfaq në Brit Aëards gjatë këtij viti, pa këngëtaren.
45-vjeçari u shoqërua nga shoku i tij Sid Oëen.
Çifti u shfaq për herë të fundit së bashku, një muaj më parë në një koncert të Elton John në LA.
Adele dhe Simon, që janë prindër të një djali 6 vjeçar, Angelo, po përgatiten për një divorc që do kushtojë shumë.
Simon mund të marrë gjysmën e pasurisë së këngëtares.
Ata raportohet se nuk kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore.
Adele dhe Simon nisën romancën në vitin 2011 dhe thuhet se po ndahen në mënyrë miqësore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.