Në Madrid sezoni po mbyllet në mënyrë të trishtuar, si asnjëherë këto vitet e fundit, ndaj tashmë te Reali presin verën për të nisur revolucionin.
Ekziston një problem madhor dhe ai quhet Gareth Bale: agjenti i anësorit uellsian ka bërë të ditur se klienti i tij nuk do të pranojë të largohet këtë verë, edhe nëse Reali arrin marrëveshje me ndonjë klub.
Muajt e fundit janë shtuar zërat për largim të një futbollisti që ka kushtuar jashtëzakonisht shumë, por nuk hyri asnjëherë në zemrat e tifozerisë madrilene dhe mediave spanjolle, për paraqitjet shpesh zhgënjyese, por edhe për shkak të tipit të tij të ftohtë.
Bale duhej të ishte trashëgimtari i Ronaldos edhe në aspektin e imazhit, përveçse të qenit lider, por uellsiani nuk ka shpërthyer pavarësisht nga largimi i një “peshe të rëndë” si CR7.
Ditët e fundit Marca ka raportuar se trajneri Zinedine Zidane i ka kërkuar klubit ta shesë Bale, edhe me çmim më të ulët nga sa është blerë, pasi nuk e ka më në plane.
Megjithatë, agjenti i mesfushorit, Jonathan Barnett, ka folur për televizionin spanjoll Cuatro dhe ka dhënë mesazhin e Bale: “Ai është i lumtur në Madrid. Është futbollist i Realit dhe nuk e mendon për momentin kthimin në Angli, ndaj çdo spekulim për largim të tij është pa asnjë bazë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.