Gjatë ditës së djeshme, Kosova shënoi 21 vjetorin e çlirimit.
Pa dyshim se sa herë kujtohet kjo ditë, kujtohet edhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton i cili dha kontribut të madh në çlirimin e vendit tonë, shkruan Reporteri.
Një i ri kosovar, Rilind Morina në shenjë falënderimi, ka realizuar portretin e Bill Clintonit, njërës nga figurat më të rëndësishme në historinë e luftës së Kosovës për liri e pavarësi.
Kujtojmë se pikërisht një vit më parë, vetë Clinton ishte në Prishtinë për të festuar bashkë me ne ditën e çlirimit. Ai tha se Kosova mbetet pjesa më krenare në jetën e tij. /Reporteri




