Pas lëndimit të Valon Berishës e Benjamin Kolollit, Kosova tani ka humbur edhe një tjetër yll për shkak të lëndimit.
Bëhet fjalë për Hekuran Kryeziun i cili u lëndua në ndeshjen e fundit që ekipi i tij Zuerich e zhvilloi ndaj Luganos së Armand Sadikut, shkruan Reporteri.net
Ai u lëndua në minutën e 15-të të ndeshjes dhe u zëvendësua menjëherë. Sipas mendimeve të para të doktorëve, Kryeziu mund të jet jasht fushave për një kohë të gjatë.
Kujtojmë që para një jave Valon Berisha u operua dhe humbi sezonin, ashtu siç e humbi edhe Benjamin Kololli.
Shpresojmë që lojtarët të kthehen sa më shpejtë për ndeshjet kualifikuese të Kosovës./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.