×
  • Extra
  • Extra

    Pa kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

    Reporteri
    16 Qershor 2020 | 21:58

    Me shumë mundësi edhe kjo verë ju ka gjetur me një mal rroba të bardha që kanë përfunduar diku aty, në një cep të dollapit për të mos u veshur as edhe një ditë të vetme. Pse? Sepse kanë marrë një nuancë të verdhë dhe ju nuk dini si t’ja bëni. Më poshtë lexoni zgjidhjen:


    PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

    Besojini diellit, zbardhuesit numër një

    Sapo t’i keni larë rrobat, ekspozojini menjëherë në dritën e  diellit. Ndryshe nga tharësit artificialë, rrezet ultravjollcë veprojnë njësoj si detergjentët zbardhues.

    PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

    Zhytje në lëng limoni

    Lëngu i limonit është fantastik kur vjen puna te nxjerrja në pah e bardhësisë së një këmishe, fundi a fustani. Përzieni gjysmë filxhani lëng limoni me afro 4 litra ujë të nxehtë. Zhysni brenda lëngut në fjalë rrobën që dëshironi të zbardhoni dhe lëreni për një orë ose më mirë akoma, pëgjatë gjithë natës! Lëngu i limonit ndihmon edhe në heqjen e njollave të ndryshkut. Fërkojini me gjysmën e limonit të prerë dhe lëreni të veprojë për 30 miunuta. Më pas lajini normalisht.

    PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

    Uthull (e bardhë jo e verdhë)

    Gjatë larjes së rrobave të bardha, e mira është të shtoni krahas detergjentëve edhe pak uthul, aq sa ju ta shihni të arsyseshme (gjysmë filxhani ndoshta).

    PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

    Sodë buke

    Njësoj mund të veproni edhe me sodën e bukës (sodium bicarbonate), tepër e ngjashme me sodën specifike për larjen e rrobave (sodium carbonate).

    PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

    Sekreti i blusë

    Bluja dhe e verdha janë ngjyra plotësuese të njëra- tjetrës. Kështu, duke shtuar një detergjent blu kompesoni ngjyrën e verdhë që mund të kenë fituar rrobat tuaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!