Shkencëtarët janë të mendimit se shpesh njerëzit preferojnë që t’i gënjesh me një qëllim të mirë sesa t’i tregosh të vërtetën e hidhur. Kjo do të thotë, që ka disa momente/situata që në një mënyrë apo një tjetër është mirë që partnerit tënd t’i thuash një gënjeshtër dhe të mos ndihesh fare fajtor/e.


Madje, sipas studimeve thuhet se gënjeshtrat e bardha ndihmojnë në forcimin e besimit në një lidhje, por kujdes! Ka disa momente specifike kur ju lejohet të gënjeni.

1. Ku partneri yt ju pyet se ç’ndjeni për njerëzit e tjerë.

Reklamë

Kjo bën pjesë tek pyetjet e vështira, prandaj edhe mund të gënjeni fare pak. Nëse ai/ajo ju pyet sa shumë e keni dashur ish-in mund edhe të luani me të vërtetën, për hir të marrëdhënies aktuale.

2. Kur jeni duke u ndarë dhe nuk do t’i shkaktosh më shumë dhimbje

Këtu mund t’i thuash: “Nuk është faji yt…jam unë!”

3. Kur do t’i japësh fund një debati.

Nëse nuk bëhet fjalë për një çështje delikate, mund edhe të gënjeni.

Reklamë

4. Kur ai/ajo të jep një dhuratë të shëmtuar apo gatuan diçka jo dhe aq të shijshme.

5. Kur do të anulosh një takim pa një arsye të fortë.

6. Kur modeli i ri i flokëve është një tmerr i vërtetë!

Mund të bësh sikur të pëlqejnë për të mos i prishur hovin, por me takt thuaji që herën tjetër as të mos e mendojë si model.

Reklamë

Burimi: Bright Side