Delegatët e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së në Gjilan, kanë zgjedhur sot kryetarin e ri të Degës. Besimin e ka marr Qemajl Mustafa, ish kryetar i kësaj komune, shkruan Reporteri.net.
Mustafa mori 197 vota, kurse kundërkandidati i tij Flurim Arifi 80 vota, ndërsa 7 vota të tjera u shpallën të pavlefshme.
Delegatë e Kuvendit Zgjedhor të PDK-së pritet të zgjedhin edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve dhe delegatët për Konventën Qendrore të këtij subjekti politik. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.