×
  • Lajme
  • Lajme

    Mërgim Lushtaku më i votuari në Këshillin Drejtues të PDK-së në Skenderaj

    Reporteri
    21 Prill 2019 | 21:00

    Sami Lushtaku sot u rizgjodh kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj duke konfirmuar se është i “parrëzueshëm” në këtë komunë.


    Por jo veç Samiu, por edhe biri i tij Mërgimi që është deputet konfirmohet se ka përkrahje të jashtëzakonshme në komunën nga vjen.

    Në Kuvendin e Degës, me votim të fshehtë delegatët sot kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të PDK-së në Skenderaj, ku Mërgim Lushtaku ka dalë më i votuari, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në Facebook.

    “Sot delegatët në Kuvendin e Degës, me votim të fshehtë kanë zgjedhur edhe Këshillin Drejtues të PDK-së në Skenderaj në përbërje prej 71 anëtarë. Faleminderit të gjithë delegatëve për besimin e tyre që më kanë votuar e besuar duke më nxjerrë si më të votuarin në këtë garë”, shkruan Mërgimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!