×
  • Show Time
  • Show Time

    Artistët s’pyesin më për masat e Qeverisë, fillojnë të mbajnë mbrëmje muzikore

    Reporteri
    18 Qershor 2020 | 21:48

    Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë një vendim për lejimin e mbajtjes së mbrëmjeve muzikore apo ahengjeve të ndryshme.


    Por, pavarësisht kësaj një pjesë e vogël e artistëve kanë filluar të mbajnë mbrëmjet muzikore, pa respketuar masat e vendosura nga Qeveria.

    E kështu ka vendosur edhe Sinan Vllasaliu, që pavarësisht se do jetë një festë private, do jetë ai i cili do argëtojë të pranishmit me muzikën e tij.

    Madje, krahas Sinan Vllasaliut, në këtë festë do jetë e pranishme edhe Tayna, por si e ftuar speciale.

    Ndërsa, sonte një mbrëmje muzikore do ta mbajë edhe Ermal Fejzullahu, ku pronarët e lokalit do të performojë kanë treguar se janë marrë të gjitha masat, duke filluar nga dezinfektimi i lokalit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!