Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku thotë se është për keqardhje kur shqiptarët i gëzohen humbjes së kandidatit shqiptar Blerim Reka në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, shkruan Reorteri.net.
“Sa për keqardhje kur sheh përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoni të Veriut që i gëzohen “humbjes” së kandidatit shqiptar. Kur vota maqedonase ndahet në dysh, a nuk ishte kjo shansë për kandidatin Blerim? Sa shqiptarë janë vërtet në Maqedoni të Veriut? Arsyetimi i kundërshtarëve të Prof.Blerim Rekës. Kandidaturë shqiptare për President, atëherë kur të marrin miratim nga partitë maqedonase. Pas 5, 10 apo 20 viteve ????!!!!!!!”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se është zëdhënësi i shtabit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i cili ka deklaruar se Reka ka përjetuar fijasko në zgjedhje. /Reporteri.net.