×
  • Show Time
  • Show Time

    I fshiu foton në Facebook, aktorja e njohur “kërcënon” Mark Zuckerbergun

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 8:36

    Aktorja e njohur Georgia Tennant, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale, pasi “Facebook” i ka fshirë një foto që kishte dalë me vajzën e saj 8-muajshe duke i dhënë gji.


    Ajo nuk e ka pranuar këtë padrejtësi sepse imazhi që kishte publikuar nuk përcjell asnjë mesazh negativ apo ekspozim të tepruar seksualiteti.

    Përmes kësaj foto, aktorja ka dashur të inkurajojë të gjitha nënat e reja të ushqejnë bebet e tyre me gji si mënyra më e shëndetshme për nënën dhe beben.

    Georgia përmes një statusi, i është drejtuar krijuesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg që të zgjidhë menjëherë problem, ndryshe do marrë masa konkrete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!