Mozzik ka një premtim për fansat.
Ani pse ende nuk kanë filluar mbrëmjet muzikore për shkak të pandemisë, Mozzik jep fjalën se ky vit do të jetë i tij, shkruan lajmi.net.
Reperi është duke finalizuar albumin e ri me titull “Mozzart”, për të cilin ka bashkëpunuar me profesionistë të huaj.
Me anë të një postimi, Mozzik shkruan “Betohem qe edhe ky vit osht komplet i jemi. #Mozzik, vetëm hite”.
Në këtë album, Mozik sjell edhe një duet me vëllanë e tij Getinjon, ndërsa pritet që albumi të lansohet muajin e ardhshëm.
“Lass Mal” titullohet projekti i fundit muzikor nga ky artist, të cilin e solli për tregun e huaj.
