×
  • Show Time
  • Show Time

    Babai i Adrolës e ka pasur të vështirë divorcin e saj: Edhe 10 burra të marrësh nuk të vij më në dasmë

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 20:09

    Adrola Dushi vite më parë i dha fund martesës me të atin e Troit.


    Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, dhe një personazh shumë i komentuar edhe në mediat rozë.

    Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale, për ndarjen nga ish bashkëshorti dhe një martesë potenciale në të ardhmen.

    Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.

    E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, ajo u përgjigj.

    “Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: ‘Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!’ Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë, ishte përgjigjur Adrola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!