Komediani D.L. Hughley njoftoi se ka testuar pozitiv për COVID-19 pasi u rrëzua në skenë gjatë një shfaqje në Nashville.
Komediani i njohur, 57 vjeçar, humbi vetëdijen ndërsa po performonte në klubin e natës Zanies të Premten në mbrëmje dhe u shtrua në spital, raportuan media, shkruan Los Angeles Times, transmeton lajmi.net.
Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku u bë dhe zbulimi se ishte infektuar nga Covid-19.
Aktori një ditë më vonë pastaj hodhi një mesazh në Twitter për fansat e tij të shqetësuar.
“Me sa duket humba thjesht ndjenjat, nuk ka asgjë të rëndë. Më bënë tamponin dhe zbuluan se jam pozitiv me koronavirus, edhe pse nuk kam asnjë simptomë. Jam mirë, por më duhet të rri për dy javë i izoluar në dhomën time në hotel. Falënderoj mjekët dhje infermierët që u kujdesën për mua”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.