Të gjithë e kujtojnë pamjen e kompjuterëve, me atë kodrinën e gjelbëruar në ekranet e tyre.
Ajo ishte një nga fotot më të famshme në botë. Tanimë ajo nuk ekziston si e tillë, por një peisazh i ngjashëm ekziston në Drenicë, saktësisht në fshatin Polac të Skenderajt, shkruan reporteri.net.
Një ndërhyrje e vogël me Photoshop, duke ja shtuar disa ngjyra, pamja e marrë në Skenderaj nuk do të mund të dallohej se nuk është ajo e shkrepur në vitin 1988 nga Charles O’Rear, në distriktin Sonoma të Kalifornisë në ShBA.
Tani kjo kodrinë e gjelbëruar, dikur pamja identifikuese e Windows’it ka ndryshuar dhe është e mbjellur me vreshta. /reporteri.net