Një vrasje e trefishtë në lagjen Dardania të Prishtinës, sot ka tronditur kryeqytetin, dhe tashmë është e konfirmuar se familja e afektuar nga kjo tragjedi është ajo e një hendbollisti të njohur kosovar. Fjala është për Kreshnik Krasniqin, hendbollistin shumë vjeçar të Prishtinës dhe kombëtares së Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Federata e Hendbollit të Kosovës e ka ngushëlluar hendbollistin Krasniqi, i cili humbi tre familjarë, në tragjedinë që ndodhi në lagjen Dardania në Prishtinë, ku humbën jetën bashkëshortja dhe prindërit e sportistit.
“I dashuri Kreshnik, sot përjetove tronditje te thellë të gjithë e përjetuam. Te lutem prano ngushëllimet më te sinqerta, unë personalisht dhe i gjithë komuniteti i hendbollit jemi me Ty dhe me zemrën tënde të vogël – vajzën e vogël. Do te jemi përkrahës në këto momente të vështira për Ty që të përballoni këtë situatë të rëndë. Sinqerisht, Eugen Saraçini, President i FHK-së”, ka shkruar Federata e Hendbollit të Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.