Arbenita ka shkruar për besnikërinë e një vajze ndaj partnerit.


Fero dhe Arbenita Ismajli vazhdojnë të jenë ndër çiftet më të komentuara në shoubiz, shkruan lajmi.net.

Arbenita kohë pas kohe sjell fotografi nga fotosesionet që realizon për profesionin që ushtron dhe merr komplimente të shumta për paraqitjet.

Reklamë

Së fundi, modelja bëri një postim ku flet rreth besnikërisë, e përmes tij tregoi se askush nuk i intereson përveç të dashurit të saj, Feros.

“I dashuri im nuk do të jetë kurrë në garë me një mashkull tjetër. Nuk më intereson sesi dukesh, çfarë dreqin ke, ose kush je! Mashkulli im do të jetë gjithmonë më i pashmi në sytë e mi, dhe do ta ndihmoj të arrijë çdo gjë që do në jetë”, thuhet në postimin e modeles.