Javë më parë këngëtarja Shyhrete Behluli tregoi se pas disa viteve ka takuar shoqet e saj të gjimnazit.
Këtë rrugë e ka ndjekur edhe këngëtarja tjetër nga Mushtishti, Remzie Osmani.
Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet në një klasë gjimnazi.
“Pas 30 viteve përsëri maturantat në klasë”, ka shkruar Remzia.
Ajo shihet e buzëqeshur teksa bisedon me një prej shoqeve të saj.
Dhe pas argëtimit në klasë pasi kuptohet se nuk kanë mbajtur ndonjë orë mësimi, Remzia së bashku me shoqet e shokët kanë drekuar në qytetin e Prizrenit.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.