×
  • Lajme
  • Lajme

    Bahtiri ndan mijëra euro për varrimin e 27 vjeçarit që vdiq duke punuar

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 13:38

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se i ka ndarë dy mijë euro nga buxheti i tij personal për t’i mbuluar shpenzimet e varrimit të Visar Behramit.


    Behrami, 27 vjeçar, vdiq dje si pasojë e shembjes së ndërtesës së ish-Adriatikut në Mitrovicë.

    Ndërkaq, përmes një postimi në Facebook, Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se i pari i tyre u ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Behramit, ku edhe i ka njoftuar për veprimin e lartpërmendur.

    Publikimi i plotë i Komunës së Mitrovicës:

    Kryetari Bahtiri dërgon telegram ngushëllimi për familjen Behrami

    E nderuara familja Behrami,

    Qytetarët e Komunës së Mitrovicës me pikëllim dhe dhembje morën lajmin për aksidentin që i mori jetën djalit tuaj, Visarit.

    Për humbjen e djalit, familjes tuaj, të afërmve dhe miqve, në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, andaj në shenjë solidarizimi me dhimbjen tuaj nga buxheti im personal do të ndajë shumën prej 2000 euro për mbulimin e shpenzimeve të varrimit.

    Ndajmë me ju dhimbjen e madhe.

    Qoftë i përjetshëm kujtimi për birin tuaj.

    Agim Bahtiri,
    Kryetar i Komunës së Mitrovicës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!