Ndarja e 20 mijë eurove nga qeveria e Kosovës, për fondin i cili do të përdoret për të rindërtuar katedralen franceze Notre Dame, e cila u përfshi nga një zjarr aksidental, kishte nxitur reagime pro dhe kundra. Një i tillë ka ardhur edhe nga aktivisti transgjinor i komunitetit LGBT, Lendi Mustafa, i cili duke ironizuar i ka kërkuar kryeministrit që të ndajë një ndihmë financiare edhe për të që ta kryejë një operacion i cili do t’i mundësonte të bëhej me organ gjenital të mashkullit.
Mustafa ka shkruar në rrjetin social Facebook, duke i thënë kryeministrit se nuk janë asgjë 10 mijë euro për merakli.
“Ramush Haradinaj hajt n’qet harq paguma edhe veglën, kogja nifar ri-ndertimi i bjen me bo 😛 Qa jon 10.000 euro per marakli? Aihaaa”, ka shktuar ai.
Tutje ironin Mustafa e ka vazhduar edhe në komente, duke thënë se nuk ka ndonjë plan tjetër të bëjë me organin gjenital të mashkullit, përveçse të urinojë në këmbë.
Lendi Mustafa, është transgjinori i parë kosovar, i cili ka pranuar hapur identitetin e tij gjinor, duke u deklaruar mashkull, edhe pse në kishte lindur me një gjini tjetër, atë të femrës.
Ai për sfidën e tij ka folur hapur edhe në media, duke treguar se me çfarë është përballur deri në momentin kur ka vendosur që të u tregojë, fillimisht familjes, e më pas edhe opinionit se ai ndihet mashkull. /reporteri.net