×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Banka Botërore do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 18:31

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka zhvilluar takim virtual me drejtorin e ri të Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, Massimiliano Paolucci.


    Në komunikatën për media të lëshuar nga BQK thuhet se guvernatori Mehmeti uroi Paolucci për pozitën dhe i uroi sukses në rolin e ri si drejtor i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Guvernatori Mehmeti e informoi Paolucci lidhur me masat që BQK-ja ka ndërmarrë gjatë kohës së pandemisë, si dhe e informoi lidhur me zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë.

    Guvernatori Mehmeti njoftoi ekipin e Bankës Botërore për performancën e mirë të sektorit

    financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

    Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektiven e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë, në veçanti.

    Mehmeti falënderoi Bankën Botërore për ndihmën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje.

    Nga ana tjetër, drejtori i ri i Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Massimiliano Paolucci theksoi se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të mbajë në nivel të lartë bashkëpunimin me BQK-në, në realizimin e projekteve që për qëllim kryesor kanë zhvillimin e vazhdueshëm të sektorit financiar dhe të ekonomisë së Kosovës në përgjithësi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!