Në mesnatën e së premtes, në Kosovë janë kthyer 110 kosovarë të cilët kishin qenë në zonat e konfliktit në Siri. Në mesin e tyre ishin edhe 32 gra.
Ndaj këtyre grave të kthyera nga Siria gjatë ditës së sotme po vazhdon seanca dëgjimore, ku u pa se ato u paraqitën me mbulesën islame të cilën vazhdojnë ta mbajnë edhe pas kthimit nga Siria, shkruan Reporteri.net.
Për këtë rast ka shkruar edhe gazetarja Arbana Xharra e cila ditë më parë tha se institucionet e Kosovës duhet t’i mbajnë sytë hapur dhe të kenë kujdes me këto gra, pasi shumica prej tyre kanë luftuar përkrah ISIS-it.
Pas këtyre deklaratave Xharra ka publikuar disa pamje të disa grave të cilat vitin e kaluar pasi ishin çliruar nga ISIS-i kishin djegur mbulesën e tyre. Xharra ka kritikuar gratë kosovare që nuk po e bëjnë të njëjtën gjë duke thënë se duke vazhduar ta mbajnë burkën me sa duket ato gra vetëm fushëbetejën e kanë ndërruar.
Xharra ndër të tjera ka thënë se këto gra që po vazhdojnë ta mbajnë burkën, bashkë me burrat e tyre ia kanë qitë faqen e zezë Kosovës para botës. /Reporteri.net
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/axharra/posts/10215486546051708
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.