Një 95-vjeçar respektohet si Perëndi nga banorët e provincës ku ai jeton.
Krejt kjo për shkak të gjatësisë së flokëve të tij gati 7.5-metërshe. Doddapalliah nuk i ka prerë asnjëherë flokët e tij, pasi që beson se do e humbte statusin e tij si hyjni, shkruan mediumi britanik Daily Mail.
Banorët e fshatit Chitradurga të Indisë e konsiderojnë atë të shenjtë, si dhe ia mirëmbajnë flokët.
Flokët e tij janë aq të gjata e të trasha, sa që ndihmësve iu duhen orë të tëra për t’ia dhënë dukjen që 95-vjeçari e kërkon.