×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministrja Bajrami flet për pagesën 170 euroshe, tregon kur mund t’u jepen punëtorëve

    Reporteri
    09 Korrik 2020 | 14:37

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se ka marrë vërejtje të shumta në andresën e Ministrisë pasi nuk dolën akoma paratë për punëtorët, siç parashihet me Pakon Emergjente.


    Ministrja ka potencuar se Ministria ka gjetur burime financiare për implementimin e kësaj pakoje, por shton se ato nuk mund të shpenzohen para se të kalojë rishikimi i buxhetit, shkruan Reporteri.net.

    Ky është sqarimi i saj i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.

    Dua të ju bëj me dije disa gjëra.

    E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.

    Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetë burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike POR këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.

    E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.

    Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbeshtetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!