×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani krahason zyrtarët shtetërorë me Lukashenkon dhe Millosheviqin

    Reporteri
    23 Prill 2019 | 20:39

    Zyrtarët të cilët Enver Hasani po i padit  kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi si dhe zyrtarin policor Avni Namani i krahason me Sllobodan Millosheviqin dhe Aleksandër Lukashenkon.


    Ai thotë se njëjtë bënin ata kur donin që në mënyrë administrative ta heqin dikë nga rruga.

    Hasani përmendi rastin e ish-guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës Hashim Rexhepit, për të cilin thotë se është i sigurt që ishte i montuar.

    “Në jetën time me Hashim Rexhepin kafe s’kam pi, rastësisht kam pasur qasje në informata atëherë dhe në deklarata të njerëzve, sot më vjen keq kur i shoh në televizion, s’i s’kanë turp për fjalët që i kanë thënë për të”, ka thënë Hasani në ktv.

    “Kjo ka ekzistuar në vendet komuniste për ta nxjerrë nga loja në mënyrë administrative njerëzit që të pengojnë”, tha ai.

    Ndaj Lumezit, thotë se ka fakte të pakontestueshme dhe të pamohueshme se ai e ka falsifikuar provimin e judikaturës, për të cilat ai në kallëzimin penal ka përmendur disa sosh.

    Për Munishin thuhet se prokurori ligjërisht ka qenë i detyruar që t’i hap hetimet, për t’i sqaruar të gjitha rrethanat e manipulimit të dosjes.

    Ndaj zyrtarit policor Namani, thuhet se ka abuzuar me pozitën e tij, për t’i shkaktuar dëm Hasanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!