×
  • Show Time
  • Show Time

    Lajm i keq për yllin e filmave indianë, COVID-19 e prek atë bashkë me vajzën 8 vjeçare

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 12:26

    Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.


    Aktorja e njohur indiane, Aishwarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë prekur nga koronavirusi. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

    Sipas një media të huaj restimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë, Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Twitter.

    “Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

    Mumbai vendi ku ajo jeton, është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 persona pozitivë. Ylli bollivudian u shpall Miss Bota n2ë vitin 1994.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!