Kryeministri Avdullah Hoti ka falënderuar deputetët për votimin e rishikimit të buxhetit.
Hoti tha se tani ky projektligj do procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend, për votimin përfundimtar.
“Faleminderit të gjithë deputetëve për mbështetjen e rishikimit të buxhetit. Tash duhet shpejt të procedohet në komisione parlamentare dhe të sillet në Kuvend për votimin përfundimtar’’, shkroi Hoti.
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim projektligjin për shqyrtimin e ndarjeve buxhetore për Buxhetin e Vitit 2020.
Më 67 vota për dhe një abstenim, është votuar në parim ky projektligj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.