×
  • Show Time
  • Show Time

    Besi dhe Xhensila i bëjnë Ajkës dhuratën më të ëmbël për ditëlindje

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 17:36

    Ditën e djeshme princesha e Besit dhe Xhensilës, Ajka festoi ditëlindjen.


    Vogëlushja mbushi 2 vjeç dhe mami e babi u kujdesën që t’ja bënin këtë ditë të paharrueshme me një festë si në përralla.

    Në festë morën pjesë familjarët e miqtë më të ngushtë teksa ambienti ishte dekoruar me plot ngjyra e lodra, si në botën e çudirave.

    Për 2-vjetor Besi dhe Xhensila i kanë bërë dhuratë Ajkës një qenush pomerian. Këtë e ka zbuluar vetë Xhensila me një postim në Instagram ku shkruan “Do kalojmë në overdozë ëmbëlsire”.

    Kujtojmë që edhe vitin e kaluar çifti i bëri dhuratë Ajkës një tjetër qenush, të një rrace tjetër.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!