×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes aktorja Kelly Preston, gruaja e John Travoltës

    Reporteri
    13 Korrik 2020 | 21:38

    Kelly Preston, aktorja dhe gruaja e John Travoltës ka vdekur në moshën 57 vjeçare.


    Travolta përmes një postimi në Instagram tregoi se Preston ka vdekur nga kanceri i gjirit.

    Çifti ishin të martuar për më shumë se 20 vjet.

    Travolta falënderoi punonjësit shëndetësorë që ishin kujdesur për gruan e tij “si dhe shumë miq që kanë qenë pranë saj”.

    Djali i çiftit Jett Travolta vdiq në moshën 16 vjeçar në janar të vitit 2009 gjatë pushimeve familjare në Bahamas, raporton BBC.

    Ai u gjet i vdekur në janar 2019 pasi pësoi një krizë dhe goditi kokën në vaskë në shtëpinë e tyre në Bahamas.

    Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Ella Bleu dhe Benjamin.

    Karriera e aktrimit të Preston përfshiu roley në “Twins”, “From Dusk Till Dawn”, “Jerry Maguire” dhe “The Cat in the Hat”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!