Një vajzë nga Prizreni kishte tentuar të vetëvritej pasi nuk kishte mundur të durojë presionin që ishte bërë në drejtim të saj nga ana e një mashkulli i cili kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të saj, shkruan Reporteri.net.
Kjo u konfirmua përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilin thuhet se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.
Policia konfirmon se motivi i incidentit është kanosja qe i është bërë viktimës nga ana e të dyshuarit mashkull ku ky i fundit kishte hapur adresa të rreme në rrjetet sociale në emër të viktimës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.