Gjatë ditës së sotme në fshatin Grashticë të Prishtinës është bërë varrimi i Hasan Krasniqit i cili të hënën privoi nga jeta gruan e tij, renë dhe më pas vetën, shkruan Reporteri.net.
Ngjarja tragjike ndodhi në Dardani të Prishtinë ku Hasani po jetonte bashkë me gruan djalin, renë dhe vajzën dy vjeçare të çiftit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme pritet të varrosen edhe viktimat tjera, gruaja e dorasit Hysnija e cila do të varroset në orën 13:00 në varrezat e Zllatarit në Matiqan. Ndërkaq viktima tjetër, Remzija, gruaja e djalit të dorasit do të varroset në ora 16:20 në varrezat në lagjen Arbëria në Dragodan.
Motivet e vrasjes ende nuk janë tërësisht të qarta, mirëpo thuhet se autori i krimit kishte probleme mendore. Kujtojmë se vrasja u krye në prani të një vajze dy vjeçare./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.