Era Istrefi është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe si e tillë është gjithmonë në qendër të mediave rozë. Së fundmi ajo ka sjellë bashkëpunimin me motrën e saj Nora Istrefin nën titullin “Nuk e di” dhe siç duket kjo këngë po dëgjohet edhe jashtë kufijve shqiptarë.
Era ka publikuar një video ku bën disa lëvizje TWERK, dhe kësaj videoje nuk i ka rezistuar reperi i famshëm italian Gue Pequeno.
Ky i fundit i ka lënë një koment me emoji zjarri Erës dhe një tjetër që mbyll sytë, si për t’i thënë që e ka mahnitur me këtë pamje. Ndërkohë këngëtarja shqiptare ia kthen me një emoji diamanti.
Së fundmi, këngëtari italian ka në skuadrën e tij dy binjaket shqiptare, të cilat konkurruan në “The Voice of Italy” me këngën “Shumë Pis” të Era Istrefit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.