Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi bashkë me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fadil Gashi dhe nënkryetarin e Besim Hoti u dakorduan për vazhdimin e projekteve të parapara në këtë komunë.
Ministri Abrashi u zotua se së shpejti do të shpallen procedurat për nisjen e ndërtimit të transitit të Klinës.
“Me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj u dakorduam që së shpejti Ministria e Infrastrukturës do të nis procedurat për ndërtimin e rrugës së transitit të Klinës. Kjo rrugë do të shërbejë për shkarkimin e qytetit të Klinës nga numri i madh i veturave dhe lidhjen më të mirë me qytetet për rreth”, tha ministri Abrashi.
Ndërsa kryetari i Klinës e falënderojë ministrin për mbështetjen dhe vazhdimin e projekteve në këtë komunë, duke e vlerësuar shumë të rëndësishëm ndërtimin e transitit të Klinës.
Kryetari tha se rruga transitore që parashihet do ta shkarkonte qytetin e Klinës nga komunikacioni i dendur i të gjitha llojeve të automjeteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.