Reperja e njohur shqiptare Tayna së fundmi e ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga “Bass” erdhi e realizuar edhe me videoklip dhe u pëlqye jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Ky projekt muzikor u prit mirë edhe në rrafshin ndërkombëtar. Dhjetëra përdorues të platformën Youtube, kanë publikuar video të incizuara, ku tregojnë reagimin e tyre ndaj këngës të re.
E nuk kanë pasur se si të mungojnë disa fjalë nga Tayna.
“Kënaqem kur shikoj reagimet tuaja. Ju vlerësoj shumë të gjithë ju! Ka aq shumë reagime për këngët e mia nga të huaj në Youtube dhe më vjen keq që nuk kam mundësi të i postoj të gjitha, por duhet ta dini që ju shoh të gjithëve. Faleminderit! E lumtur që ju pëlqen muzika ime”, u shpreh ajo.