×
  • Show Time
  • Show Time

    Foto e Orinda Hutës që frymëzoi të gjithë

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 12:18

    Këngëtarja dhe moderatorja e dashur për publikun, Orinda Huta, ka postuar një ditë më parë në rrjetet e saj sociale një fotografi që ka marrë vëmendjen e të gjithëve menjëherë.


    Në pozën në fjalë, Orinda ka vendosur të dalë natyrale, ashtu siç është, pa fshehur apo mbuluar asnjë defekt.

    Tani që është sezoni veror dhe të gjithë drejtohen për në plazh, mundohen që të jenë sa më elegantë me rrobat e banjës. Ose kur dikur publikon foto nga plazhi, vendos që të bëjë disa ndryshime të vogla që trupi i tyre të duket sa më në formë.

    Madje edhe personazhet e njohur të ekranit shpeshherë influencojnë edhe më shumë këta të rinj, teksa tregojnë vetëm anën e tyre të bukur, pa asnjë mangësi.

    Por ky nuk është rasti i Orinda Hutës! Me foton e fundit të publikuar në rrjetet sociale, ajo jo vetëm që ka frymëzuar shumë vajza, por ka bërë për vete akoma më shumë fansa.

    Orinda shfaqet ashtu siç është në realitet, duke frymëzuar shumë ndjekës – të cilët e kanë përgëzuar për guximin. Fotoja tregon se barku i Orindës (edhe pse ushtrohet) nuk është aq perfekt, as me muskuj as me absa.

    Mesazhi është më i thellë se kaq dhe domethënës. Secili nga ne duhet ta pranojë veten si është dhe të mos përfundojë në masa drastike duke dashur të arrijnë perfeksionin – teksa dëmtoni në këtë mënyrë dhe shëndetin tuaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!