×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Sektori i gastronomisë një hap para falimentimit, kërkon ndihmë urgjente nga Qeveria

    Reporteri
    16 Korrik 2020 | 19:29

    Shoqata e Gastronomëve përmes një postimi në Facebook ka folur rreth gjendjes së gastronomisë në Prishtinë.


    Ata kanë thënë që sektori i gastronomisë është para falimentimit pasi që janë mbyllur në muajin mars dhe ndihmat nga qeveria kanë qenë të pamjaftueshme.

    “Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!! Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar. Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna.”, thuhet në njoftimin e tyre.

    Shoqata e Gastronomëve, më tutje, ka thënë se ne vend që shteti t’i ndihmojë atyre ata vetëm po e shtojnë presionin ndaj tyre dhe se kjo po e rrezikon mbijetesën e gastronomisë.

    “Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren! Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash.”, kanë thënë Shoqata e Gastronomëve.

    Kujtojmë që me masat e reja të Qeverisë Hoti, sektorit të gastronomisë i ndalohet puna prej orës 21 deri në orën 5 të mëngjesit.

    Postimi i plotë

    Ndër taksapaguesit me të mëdhenjë, i dyti për nga numri i punesimit, krenaria e Prishtinës – sektori i gastronomisë, para falimentimit!!!
    Të parët që u mbyllën në muajin mars, qe një muaj e gjysmë me vetëm një pjese të sektorit duke punuar dhe tanimë edhe në orar të shkurtuar.
    Edhe pse ndihmën që kemi pranuar nga shteti s’mund ta quajmë as lemoshë – për 4 muaj e gjysmë një ndihmë 170€ që i shkon stafit, dhe gjysmën e një qiraje, ne prapë kemi vazhduar me pagesën e taksave dhe jemi munduar në maksimum t’i mbajmë punëtoret e mos t’i largojmë nga puna.
    Në keto momente krize e presioni do të duhej të ishte shteti ai që na e zgjatë dorën, e ai as më të paktën nuk po e bën – nuk po e ndal madje as presionin, po shkon duke e shtuar atë. Kërcënim për gjoba në rast vonese të pagesës së tatimit e inspektora tërë kohen në terren!
    Është ky momenti i fundit kur duhet ta ktheni kokën nga ky sektor e ta shikoni si një aset të vendit i cili eshte një hap para falimentimit. Ndihmën që e meritojmë e na takon, s’po e kërkojmë për vete, po e kërkojmë për biznes, që të mbijetojmë sot, e nesër të vazhdojmë kontributin në ekonomi e turizëm, siç e kemi bërë deri tash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!