Këngëtarja e suksesshme shqiptare e cila njihet për hite të shumta Dhurata Dora, ka bashkuar forcat edhe një herë me reperin Azet.
Dyshja sapo kanë publikuar projektin më të ri muzikor “Fajet” i realizuar edhe me një videoklip veror, në të cilin Dhurata duket si gjithmonë në top formë.
Artistja e cila vetëm pak javë më parë lansoj projektin solo “Ferrari” është gati për të dominuar edhe këtë verë, e këtë herë në një bashkëpunim të dytë me reperin Azet i cili famën bazë e ka në Gjermani.
Kënga ka ritëm, plotë adrenalinë dhe një videoklip të perfeksionuar i cili u xhirua në Marbella të Spanjës.
Rikujtojmë që në fillim të këtij viti Dhurata dhe Azet sollën këngën e parë së bashku “Lass Los”.
Më poshtë kënga bashkë me videoklip i cili tani gjendet në kanalin zyrtar në Youtube dhe në tjera platforma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.